Qeveria shqiptare në mbledhjen e së hënës ka nxjerrë një vendim të posaçëm ku urdhëron të gjitha ata shtetas që të gjithë shtetasit që vijnë nga zonat e rrezikut të Italisë do të vetëkarantinohen në banesat e tyre për 14 ditë. “Të gjithë shtetasit që hyjnë në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe vijnë nga zonat e izoluara në Itali, të vetëkarantinohen për një periudhë 14-ditore në ambientet e banesave të tyre, si një masë parandaluese për mos përhapjen e infeksionit të shkaktuar nga COVID-2019. Strukturat shëndetesore sigurojnë mbikëqyrje të vazhdueshme të të gjitha personave të identifikuar si persona që kanë hyrë në vendin tonë nga zona e izoluar në Itali”, thuhet në pikën 1 të urdhit të firmosur nga ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu.
Në pikën dy të këtij vendimi përcaktohet se personat që nuk e zbatojnë një gjë të tillë do të gjobiten sipas ligjit. “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”, pikërisht në sanksionet që parashikohen te neni 35. Sipas përcaktimi gjobat shkojnë deri në 1 milionë lekë të vjetra në rast e mos zbatimit të këtij urdhri.

Kundravajtja administrative lidhen pikërisht pikën ç) të nenit 35 për mos marrjen e masave të veçanta, sipas përcaktimeve të bëra në nenin 7, të këtij ligji, ku dënohet me gjobë nga 100 000 lekë. Neni 7 i këtij ligji parashikon izolimin e karantimin si masa të veçanta për parandalimin e sëmundjeve infektive. Por gjobat parashikohet edhe mos respektimi i masave të ndryshme që nxirren nga nga mos zbatimi i disa neve të këtij ligji.
Neni 35 i ligjit Gjobat
Kundërvajtjet administrative
- Shkeljet e mëposhtme, kur nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje
administrative:
a) mos raportimi i sëmundjeve infektive, sipas përcaktimeve të bëra në nenin 5 (Njoftimi dhe raportimi i sëmundjeve infektive, të këtij ligji, dënohet me gjobë, në masën 100 000 lekë;
b) mos marrja e masave të përgjithshme, sipas përcaktimeve të bëra në shkronjat “a”, “b”,
“c”, “ç”, “d”, “dh”, “e”, të nenit 6 (Masa të përgjithshme- ruajtja e marrja e masës së higjienës dhe mbrojtja), të këtij ligji, dënohet me gjobë nga 500 000 lekë ose, në rast përsëritjeje, me mbyllje të veprimtarisë;
c) mos marrja e masave të veçanta, sipas përcaktimeve të bëra në nenin 7, të këtij ligji,
dënohet me gjobë nga 100 000 lekë;
ç) refuzimi për vendosjen nën mbikëqyrje shëndetësore, sipas përcaktimeve të pikës 1, të
nenit 17 (Mbikëqyrja shëndetësore ndaj personave që mund të transmetojnë sëmundje infektive), dënohet me 5 000 lekë, për personin objekt i mbikëqyrjes shëndetësore,
dhe 100 000 (njëqind mijë) lekë për punëdhënësin e personit objekt i mbikëqyrjes
shëndetësore;
d) moszbatimi i kalendarit të vaksinimit të detyrueshëm, mos regjistrimi i personave që
duhen vaksinuar, mos mbajtja në kushte i “zinxhirit të ftohtë” të vaksinave, korrigjimi i
dokumenteve të vaksinimit, sipas përcaktimeve të bëra në këtë ligj, dënohen me gjobë nga
100 000 (njëqind mijë) lekë;
dh) moskryerja e veprimeve të detyrueshme për përballimin e epidemive, sipas
përcaktimit të bërë në nenin 21 (Epidemitë), të këtij ligji, dënohet me gjobë nga 10.000 deri
në 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë dhe me mbyllje të veprimtarisë;
e) moszbatimi i masave të përcaktuara në shkronjën “dh”, të pikës 1, të nenit 32 (Përdorimi i matur i agjentëve antimikrobikë) , dënohet me gjobë nga 100 000 lekë deri në 500 000 lekë;
ë) moszbatimi i masave të domosdoshme për mbrojtjen nga sëmundjet infektive në kohë,
sipas detyrave të lëna nga organet kompetente, dënohet me gjobë 100 000 lekë.
- Masa e gjobës është dënim kryesor, kur parashikohet si dënim më vete, dhe dënim
plotësues, kur jepet njëkohësisht me masën e mbylljes së aktivitetit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




