Moti

Uragani Lorenzo i afrohet Europës, në Shqipëri sjell stuhi me shi e erë

Uragani që ka goditur ishujt britanikë, ditën e enjten do të ketë impakt tangent në Gadishullin e Ballkanit dhe rrjedhimisht në vendin tonë.

Meterologia Rezarta Xhakollari, bën me dije për Gazetën “Si”, se priten reshje shiu intensive përgjatë Ultësirës Perëndimore. Sipas saj, uragani me ndikimin e tij do të bëjë që vendi ynë të ndikohet nga një erë e fortë me shpejtësi mbi 20 m/sek dhe dallgëzimi do të jete i lartë mbi 7 ballë në det të hapur. Ndër të tjera meterologia shpjegon se reshjet do të vazhdojnë edhe ditën e premte me intensitet me të ulët.

Meterologia Rezarta Xhakollari

Temperaturat do të jenë me rënie të konsiderueshme.

Zonat malore 12-18 grade celsius.

Zona e ulëta 16-23 grade celsius.

Zonat bregdetare 18-23 grade celsius.

Ndërkaq Qendra Kombëtare e Uraganeve në SHBA tha se në këtë fundjavë që lamë pas stuhitë shkuan deri në kategorinë e 5; stuhitë më të forta për veriun dhe lindjen në Oqeanin Atlantik.

Uragani ka pasur ndikim vdekjeprurës dhe një operacion kërkimi/shpëtimi ka filluar pasi ekuipazhi i një varke është zhdukur në Atlantik, pasi ra në vorbullën e stuhisë. Deri më tani është konfirmuar një anëtar i ekuipazhit i vdekur, ndërsa dhjetë të tjerë janë ende të humbur.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë