Moti

Ulje temperaturash deri në 6 gradë, reshje shiu, ndërsa në zona të caktuara edhe breshër

Zona e bregdetit është përfshirë nga era e fortë, një qiell i vërenjtur që paralajmëron reshjet e shiut, që rikthehen pas shumë ditësh përvëluese.

Sipas meteorologëve, duke nisur nga sot do të ketë ulje të ndjeshme të temperaturave, deri në 6 gradë.

Sinoptikani Halik Osmani thotë se nga kjo e shtunë do të ketë rrebeshe shiu, ndërsa duke nisur nga e hëna moti do të përmirësohet sërish. Kryesisht temperaturat në bregdet në këtë muaj do të variojnë nga 30-32 gradë celsius.

“Ditët që sapo kaluam kanë qenë me temperatura të larta, ndërsa maksimumi është 36 gradë. Por do të ndryshojë situata e motit. E shtuna do të sjellë rënie të menjëhershme të temperaturave, ku vlera maksimale e temperaturave do të jetë 30-31 gradë. Do të ketë reshje shiu në zonat perëndimore. Mesdita do të sjellë rrebeshe shiu në të gjithë territorin shqiptar duke nisur nga mesdita. Në zonat e izoluara nuk do të mungojë dhe mundësia për breshër. Kjo situatë do të zgjasë vetëm 24 orë, me rrebeshe. Për fat të mirë, duke nisur nga e hëna, do të kemi përmirësim të kushteve të motit. Në zonat bregdetare, do të ketë temperatura të mira. Vlerat në bregdet për këtë periudhë do të jenë 30-32 gradë celsius”, tha Osmani.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë