Sociale

Ulet numri i testimeve, MSH: 285 raste të reja dhe 6 vdekje, 24 orët e fundit

Me një rënie të ndjeshme të numrit të testimeve, (krahasuar me ditët e kaluara) Ministria e Shëndetësisë njoftoi se nga 1893 testime, kanë rezultuar pozitivë 285 qytetarë në 24 orët e fundit.

Janë shëruar gjithashtu 568 qytetarë, ndërsa njoftohet se në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 311 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

6 qytetarë ndërkohë kanë humbur betejën me COVID19, të moshave 54- 83 vjeç.

Statistika (29 Mars 2021)

Raste të reja ditore        285

Të shëruar në 24 orë     568

Të shtruar në spitale      311

Humbje jete në 24 orë    6

Testime ditore                1893

Testime totale            553,200

Raste pozitive             124,419

Raste të shëruara         90,024

Raste Aktive                32,179

Humbje jete                  2216

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë     22149

Fier         2602

Durrës    1320

Gjirokastër  1264

Shkodër          1221

Vlorë     1174

Korçë        781

Lezhë     473

Elbasan  408

Kukës     362

Dibër      324

Berat     101


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë