Sociale

Përqindja e pozitivitetit 6.3/ Ulet kurba e infektimit, por edhe testimet: 125 raste të reja dhe 4 vdekje në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi se 24 orët e fundit janë kryer 1983 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 125 qytetarë. Perqindja e pozitivitetit rezulton te jete 6.3. Keto janë te dhenat me pozitive këto kohe, ndërsa duhet theksuar se ka rënë edhe numri i testimeve.

Në 24 orët e fundit janë shëruar gjithashtu 546 qytetarë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 204 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

4 qytetarë ndërkohë kanë humbur jetën të moshave 63 – 82 vjeç.

Statistika (12 Prill 2021)

Raste të reja ditore 125

Të shëruar në 24 orë 546

Të shtruar në spitale 204

Humbje jete në 24 orë 4

Testime ditore 1983

Testime totale 591,590

Raste pozitive 128,518

Raste të shëruara 98,269

Raste Aktive 27,928

Humbje jete 2,321

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 19823

Fier 2413

Durrës 1177

Gjirokastër 1168

Shkodër 967

Korçë 727

Vlorë 608

Dibër 340

Kukës 324

Elbasan 237

Berat 94

Lezhë 50


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë