Moti

Ulen temperaturat, ngrica dhe mjegull në verilindje

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të lartë atmosferik dhe masa ajri të ftohta kontinentale, të cilat kanë sjellë rënie të temperaturave në vendin tonë dhe stabilitet të motit.

E Enjte, data 12 Janar 2023

Moti do të jetë me  kthjellime, vranësira mesatare me mjegull dhe ngrica në veri. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,8 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zona malore      -2/7°C

Zona e ulët         0/14°C

Zona bregdetare 5/15°C

E Premte, data 13 Janar 2023

Moti do të jetë me kthjellime, vranësira të pakta dhe prani të mjegullës në verilindje dhe juglindje.  Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim, me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,2 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zona malore      -2/7°C

Zona e ulët         -1/15°C

Zona bregdetare 5/14°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë