Sociale

Ulen shifrat/  13 të vdekur, 629 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 13 pacientë të prekur nga Covid-19, 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Përmeti, 1 qytetar nga Tepelena, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Gramshi, të moshave 57-85 vjeç.
Ndërkaq janë kryer 636 vaksinime antiCovid gjatë ditës së sotme dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 20,911 vaksinime.
Ndërsa situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3197 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 629 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  257 raste në Tiranë, 48 raste në Shkodër, 24 raste në Lushnje, 22 raste në Librazhd, 21 raste në Durrës, 20 raste në Korçë, 19 raste në Elbasan, 18 raste në Berat, 17 raste në Fier, 16 raste në Lezhë, 14 raste në Vlorë, Mirditë, Kuçovë, 11 raste në Krujë,  Gjirokastër, 10 raste në Pogradec, 8 raste në Kavajë, Tepelenë, 6 raste në Kukës, Përmet, Malësi e Madhe, 5 raste në Mallakastër, Kolonjë, 4 raste në Devoll, Pukë, Kamëz, 3 raste në Kurbin, Divjakë, Prrenjas, Cërrik, 2 raste Rrogozhinë, Sarandë,  Dibër, Peqin, Memaliaj, Gramsh, Shijak, 1 rast në Has, Tropojë, Mat, Vau Dejës, Fushë- Arrëz, Selenicë, Bulqizë, Skrapar,  Vorë, Poliçan, Dropull.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 897 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 76,784 që nga fillimi i epidemisë.
"Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 661 pacientë, 43 në terapi intensive, nga të cilët 14 pacientë janë të intubuar," thuhet më tej në njoftim.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë     23475
Fier        2546
Vlorë       1693
Durrës     1651
Shkodër   1337
Gjirokastër 1255
Korçë     881
Elbasan   701
Lezhë       702
Berat        553
Dibër      348
Kukës    314


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë