Moti

Ulen ndjeshëm temperaturat, priten reshje dëbore në zonat malore

Nga Gazeta 'Si'-Si pasojë e depërtimit të një mase të ftohtë ajrore nga poli i veriut; territori shqiptar do të dominohet nga vranësira dhe shira si edhe reshje dëbore në zonat e thella malore.

Parashikohet që herë pas here shirat të jenë në formë rrebeshi, kryesisht në zonat veriperëndimore dhe pjesërisht në qendër të territorit. Orët e vona të pasdites do të sjellin dobësim të intensitetit të reshjeve por mbetet problematik parametri i erës duke bërë që në momente të caktuara të arrijë mbi 75 km/h.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 1°C më e ulta deri në 19°C më e larta në rang vendi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë