Sociale

8 të vdekur dhe 644 të infektuar të rinj në 24 orë

Në 24 orët e fundit është shënuar një ulje e rasteve të vdekjeve dhe të infektuarve në vrndin tonë. Kanë ndërruar jetë 8 pacientë, 4 qytetar nga Durrësi, 2 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kuçova, të moshave nga 48 në 73 vjeç.
Gjithashtu janë kryer 2.137 testime, prej të cilave 410 janë testime janë kryer për arsye depistimi.
Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 644 qytetarë.
"Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
258 raste në Tiranë, 48 në Fier, 44 në Elbasan, 38 në Shkodër, 26 në Lushnje, 23 në Sarandë, 22 në Durrës, 21 në Përmet, 19 në Pogradec, 16 në Berat, 15 në Gjirokastër, nga 13 raste në Kukës, Kavajë, nga 10 raste në Kurbin, Mirditë, Tepelenë, 9 në Mat, 8 në Gramsh, 7 në Kuçovë, 6 në Korçë, 5 në Mallakastër, nga 4 raste në Krujë, Lezhë, Has, Vlorë, Delvinë, 2 në Bulqizë, 1 në Dibër. 
Në 24 orët e fundit janë shëruar 365 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 17.031 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 461 pacientë, 19 në terapi intensive, 7 pacientë janë të intubuar," thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 8867
Fier 1373
Durrës 1252
Korçë 955
Shkodër 867
Vlorë  833
Elbasan 810
Lezhë 678
Berat 508
Gjirokaster 493
Kukës 375
Dibër 159


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë