Gazeta Si – Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka bërë me dije se Holanda do të presë për herë të parë fazën finale të Ligës së Kombeve 2023.
Qytetet e Roterdamit dhe Enschede janë përzgjedhur nga Royal Dutch Football Association (KNVB) për të pritur ndeshjet. Gjysmëfinalet janë programuar të luhen më 14 dhe 15 qershor 2023, kurse ndeshjet për vendin e tretë dhe finalja do të zhvillohen më 18 qershor 2023.

Shorti për të përcaktuar çiftet e gjysmëfinaleve do të hidhet në janar të 2023-shit, në Nion. Holanda merr pjesë në fazën finale të Ligës së Kombeve bashkë me Kroacinë, Italinë dhe Spanjën.
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka vendosur gjithashtu që t’ia besojë organizimin e ‘Uefa Women's Futsal Euro 2023’ federatës hungareze. Ndeshjet luhen në ‘Fönix Arena’ në Debrecen, më 16-19 mars 2023. Hungaria merr pjesë bashkë me Portugalinë, Spanjën dhe Ukrainën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.