Futboll

UEFA përzgjedh formacionin më të mirë të javës në Champions, dominojnë anglezët

Gazeta Si - Pas ndeshjeve çerekfinale të kthimit në Ligën e Kampionëve, UEFA ka përzgjedhur futbollistët, të cilët përbëjnë formacionin më të mirë. Ky formacion dominohet nga lojtarët e skuadrave angleze, edhe të Çelsit, pavarësisht se nuk mundi të kualifikohej.

Rreshtimi i zgjedhur për formacionin më të mirë të javës është 5-2-3. Si portieri më i mirë është vlerësuar Ederson i Mançester Sitit. Në mënyrë paradoksale, Siti në në këtë formacion ka edhe dy lojtarë të tjerë mbrojtës, si Uollkër dhe Stons.

Ekipi me i mire i javes ne Champions, sipas UEFA-s. Gazeta Si, 14 prill 2022

Mbrojtja plotësohet me Rudiger të Çelsit, Reinildo të Atletiko Madridit dhe Tsimikas të Liverpulit. Për qendrën e mesfushës është zgjedhur dyshja e përbërë nga Mount i Çelsit dhe Modriç i Real Madridit. Për treshen e sulmit janë zgjedhur Gonçalo Ramos i Benfikës, Roberto Firmino i Liverpulit dhe Timo Verner i Çelsit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë