Kombetarja

UEFA gjobit FSHF-në për himnin francez dhe problemet në organizim

Ndeshja inauguruese e “Air Albani Stadium”, ku Shqipëria priti Francën kampione bote, i ka kushtuar Federatës Shqiptare të Futbollit një gjobë prej 23.250 eurosh. Ky është vemdimi që ka marrë Komisioni i Disiplinës pranë e UEFA-s, pasi ka marrë në shqyrtim gjithçka ka ndodhur në ndeshjen e 17 nëntorit, ku kuqezinjtë u mundën 0-2.

Gjoba është për tri shkelje të ndryshme. Për vërshëllimat në momentin e këndimit të himnit francez ka pasur vëshëllima nga publiku në stadium dhe kjo shkelje është dënuar me 5000 euro gjobë, ndërsa hedhja e sendeve në forta në fushë i ka kushtuar FSHF-së 3250 euro. Gjoba më e kripur është ajo që lidhet me problemet e organizmit të ndeshjes, që kap shifrën e 15.000 eurove. Sipas UEFA-s pati disa gjëra që nuk shkuan si duhet në atë ndeshje, një prej të cilave ishte mbyllja e dyerve në sektorë të caktuar për tifozët.

Momenti i këndimit të himneve gjatë ndeshjes Shqipëri-Francë, 0-2. Gazeta Si, 17 dhjetor 2019

Federata Shqiptare e Futbollit duhet të paguajë tashmë gjobën e 23.250 eurove. Kujtojmë që edhe Franca është gjobitur nga UEFA për ngatërrimin e himnit shqiptar gjatë ndeshjes në Paris. Pikërisht për këtë arsye u vërshëllye edhe himni francez në Tiranë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë