Futboll

UEFA gjobit 8 klube të mëdha europiane, do paguajnë 172 mln euro në total

Gazeta Si - Gjoba për të gjithë nga UEFA, që ka marrë tashmë vendimin për klubet që kanë shkelur ‘Fair Play’-in financiar. Janë gjobitur Milani, Interi, Juventusi dhe Roma në Itali, si dhe PSG, Monako, Olimpik Marsejë dhe Beshiktashi.

Këto klube janë të detyruar të paguajnë një gjobë totale prej 172 milionë eurosh në kontribute financiare, objektiva specifikë dhe masa shtrënguese sportive të kushtëzuara dhe të pakushtëzuara.

Logoja e UEFA-s. Gazeta Si, 2 shtator 2022

Milani duhet të paguajë 2 milionë euro (15 nëse nuk bën shlyerjen për 3 vjet), Juventusi 3.5 milionë (23), Interi 4 milionë (26) dhe Roma 5 milionë (35). Kanë shpëtuar nga sanksionet Napoli dhe Lacio.

Klubi i Milani ka dalë me një njoftim zyrtar, ku komenton masat e UEFA-s: "Vendimi i UEFA-s dëshmon vlefshmërinë e vizionit strategjik që drejton punën në klubin tonë. Vazhojmë me besim në rrugëtimin virtuoz drejt qëndrueshmërisë financiare, në linjë me udhëzimet e FFP. Duhet ekuilibër mes rezultateve sportive dhe financiare, një objektiv që gjithë bota duhet ta gjejë”.

Gjobën më të kripur nga UEFA e ka marrë PSG-ja, 10 milionë euro që mund të bëhen 65, nëse nuk shlyhet në kohë. Tetë klubet e ndëshkuara kanë pranuar të derdhin një kontribut financiar prej 172 milionë eurosh.

Barcelona nuk është ndëshkuar, sepse nuk e ka kaluar defiçitin e 2018-2021. Minusi prej 400 milionë eurosh i 2021-shit është reduktuar nga UEFA, duke marrë në konsideratë të ardhurat e mëparshme, impaktin e Covid-it dhe kostot për disiplinat e tjera sportive.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë