Kombetarja

UEFA cakton gjyqtar një 31 vjeçar për ndeshjen e Shqipërisë me Lituaninë

UEFA ka përzgjedhur francezin Karim Abed për të arbitruar ndeshjen mes Lituanisë dhe Shqipërisë që do të luhet më datë 14 në orën 18:00. Ndërkohë, asistentë të Abed do të jenë tre francezët e tjerë Cyril Mugnier, Mehdi Rahmouni dhe Florent Batta, si dhe Jon Skjervold nga Norvegjia e Pavel Kolev nga Bullgaria.

Abed ka një përvojë të shkurtër në arenën ndërkombëtare, teksa ka arbitruar vetëm një ndeshje të fazës finale të Ligës së Europës. Në Francë, ai ka arbitruar 135 takime. Karrierën e ka nisur në vitin 2012 dhe gjatë viteve ka bërë rritje të konsiderueshme në nivelin e gjykimit.

Rezultatet zhgënjyese në ndeshjet e fundit, e detyrojnë Kombëtaren shqiptare të futet në fushën e lojës për të siguruar 3 pikë, në mënyrë që të mbahet gjallë shpresa për një kalim të mundshëm të grupit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë