Kombetarja

UEFA cakton arbitra gjermanë për sfidën Shqipëri-Turqi

Kur jemi vetëm tre ditë larg nga ndeshja e parë eliminatore e “Euro 2020”, Shqipëri- Turqi, Uefa ka publikuar emrat e arbitrave që do të gjykojnë në “Loro Boriçi”. Sipas njoftimit të bërë nga qeveria e futbollit europian, kryesori që do të gjykojë këtë ndeshje do të jetë, Tobias Stieler. Arbitri 36-vjeçar për të mbajtur drejtësinë e kësaj përballje do të jetë bashkë me asistentët e tij, Majk Pikel dhe Kristtian Gitelman.

Stieler është një nga arbitrat e rinj, por me goxha eksperiencë që gjykon në kategorinë më të lartë të futbollit gjerman, Bundesliga. Këtë sezon Tobias Stieler ka arbitruar 10 ndeshje në Bundesligë, ku ndër më të rëndësishmet mund të veçohen përballjet, Leverkusen, Bajern Mynih dhe Volfsburg kundër Laipzig. Gjithashtu 36-vjeçari ka një ndeshje në Ligën e Kampionëve, ku ka vendosur drejtësinë në sfidën e grupeve mes Jang Bojs dhe Juventusit.

Në bazë të statistikave ai njihet si një arbitër që e lejon lojën e ashpër që jep dhe nuk i nxjerr lehtë kartonët. Në Bundesligë në 10 ndeshje ka akorduar 25 kartonë të verdhë dhe asnjë të kuq. Ndërsa në Champions ka dhënë katër kartonë të verdhë në sfidën mes Jang Bojs dhe Juventus dhe gjithashtu ka akorduar një penallti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë