Lajme

Udhëtimi jashtë vendit, Policia: Ja si do të jetë lëvizja në rajon

Policia e Shtetit ka dhënë informacion mbi lëvizjen jashtë vendit, në një kohë që shumë qytetarë janë në pritje të hapjes së kufijve me vendet e tjera.

Ndonëse vendi ynë i ka hapur kufijtë për të hyrë, kjo nuk ka ndodhur anasjelltas, për shkak të pandemisë së COVID-19.

Policia thotë se me Kosovën lëvizja e personave dhe e mjeteve është e lirë.

Ndërkohë, me Malin e Zi  mund të lëvizin vetëm personat që posedojnë një dokument të lëshuar nga laboratorët e akredituar të testimit të COVID-19, jo më shumë se 48 orë më parë, ku vërtetohet se rezultojnë negativ në testin PCR. Nëse është një grup mbi 10 vetë, testi kryhet nga autoritetet malazeze në kufi.

Me Maqedoninë e Veriut  lëvizja e personave dhe e mjeteve është e lirë, ndërsa me Greqinë lejohet kalimi për shtetasit e pajisur me leje qëndrimi dhe ata të pajisur me pasaporta greke, kamionë dhe për rastet të autorizuara nga autoritetet shtetërore greke.

Policia thotë se me vendet e tjera të zonës Schengen nuk lejohet lëvizja e lirë e shtetasve shqiptarë, përveç rasteve të konfirmuara nga autoritetet e këtyre vendeve.

Ndërkohë, për të udhëtuar drejt Shqipërisë kufiri është i hapur për të gjithë shtetasit e huaj apo shqiptarë, sipas rregullave në fuqi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë