Sociale

Udhëtimet drejt vendeve të BE-së vetëm me tampon negativ

Shqiptarët nuk do të lejohen të udhëtojnë drejt vendeve të Bashkimit Europian pa dorëzuar një tampon.

Komisioneria evropiane për Çështjet e Brendshme, Ylva Johansson njoftoi sot se të gjithë qytetarët që vijnë nga vende jo anëtarë të BE, duhet të testohen 72 orë para se të mbërrijnë në vendet e unionit.

Sipas Johansson, udhëtimet nga vendet e treta janë jo të këshilluara. Ajo theskoi se do të lejohen vetëm udhëtime të dosmodoshme nga familjarë të rezidentëve të vendeve të BE.

Këto rregulla bëjnë pjesë tek rekomandimet e reja të KE-së drejt BE, u shpreh Johansson së bashku me komisionerin Didier Reynders në një konferencë për shtyp në Bruksel. 


Copyright © Gazeta “Si”




Më Shumë