Drejtësia

U skualifikua nga gara për Gjykatën e Lartë, Administrativja shfuqizon vendimin për Saida Dollanin

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur të bëjë rekurs për vendimin e Gjykatës Administrative për gjykatësen Saida Dollani.

Gjykatësja Dollani u skualifikua nga KLGJ në garën për Gjykatën e Lartë, por Administrativja ka vendosur të shfuqizojë këtë vendim, duke e rikthyer në garë.

Aktualisht, Gjykata e Lartë është me 3 anëtarë nga 19 që duhet të ketë gjithsej, dhe prej kohësh është edhe pa kryetar, pasi KLGJ vendosi të largojë Ardian Dvoranin nga drejtimi për shkak të mandatit të mbaruar.

Ndërkohë, Dariel Sina pritet të jetë gjyqtari i katërt që do të plotësojë vakancat në Gjykatën e Lartë, e cila prej kohësh funksionon pjesërisht.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë