Politike

U rreshtua krah Berishës, Salianji për Spahon: Çfarë do më shumë, a s’mban edhe ai përgjegjësi si ish-drejtues?

Të dy kanë drejtuar qarkun e Korcës në zgjedhjet e fundit parlamentare për Partinë Demokratike.

Një rezultat i mire krahasuar më të mëparshmet, por që sërish nuk ishte në pritshmëritë zyrtare të partisë.

Korca është qarku ku filluan edhe largimet e para pas zgjedhjeve, duke filluar me kryetarin në detyre dhe një pjesë e kryesisë së partisë.

Ervin Salianji ndërmori një fushatë të mëvonshme në këtë qark për të bashkuar radhët, dhe përpos ndonjë akuze andej - këtej, ai nuk foli shkoqur për të larguarit dhe atë që po ndodhte në atë degë.  

Por Edmond Spahon drejtuesin e e PD-së në këtë qark (më 25 Prill) për të cilin fillimisht baza kishte kontestime, Salianji nuk e ka kursyer.  

“Cfarë do më shumë nga PD Mondi? Ka qenë deputet, nënkryetar Parlamenti, kryetar i Grupit Parlamentar... Po përgjegjësi nëse ka Basha, a nuk ka edhe ky? Ka qenë drejtues politik në 2017, në qarkun me rezultatin më të dobët të PD-së. Këta nuk kanë folur një herë të vetme, tani u bë i keq Basha për interesa të këtyre?”, tha Salianji

Nënkryetar i PD-së deri në muajin korrik, Edmond Spaho, është rreshtuar publikisht me “Foltoren” lëvizjen e Berishës duke nënvizuar se në PD nuk ka lidership, degët janë të çorientuara dhe pa organizim dhe se vetë PD-ja nuk mund të vijë në pushtet me një kryetar pa ushtar, dukë nënkuptuar se Lulzim Basha nuk ka mbështetje në bazë.

Për dy deputetët e tjerë që anojnë krah Berishës, Oerd Bylykbashi dhe Edi Paloka, Salianji ka qëndrim tjetër.

“Vijmë te zoti Bylykbashi. Është një prej deputetëve të rëndësishëm të PD, por çfarë ka thënë ai? Ai është në të drejtën e vet të jetë në organizimin e Berishës. Me zotin Paloka nuk më duket se ka ndarje”, tha ai


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë