Politike

Plas fenomeni “Babale” në PD, Spaho replikon me Salianjin: Kujdes se të kam një bisedë të regjistruar

Edmond Spaho nuk e ka pritur mire deklaratën e Ervin Salianjit i cili në thelb tha se ai kishte marrë gjithçka nga PD-ja me pozicionet që kishte pasur.

“Cfarë do tjetër Mondi, pyeti Mitrolozi i Partisë, në 25 vite ka qenë Ministër, Kryetar i FSHF, Nënkryetar i Kuvendit, Kryetar i Grupit Parlamentar?”

Hajde e mos e quaj këtë bunkerizim!!! Sipas Mitrolozit, ne nuk duhet të flasim sepse kemi marrë karrige dhe duhet respektuar kodi i karrikekracisë!!!”, ironizoi Spaho.

“Për dijeni te opinionit dhe kolegëve të mi në Grupin Parlamentar, disa ditë para mbledhjes së fundit të  Këshillit Kombëtar, Z. Basha më ka thirrur në zyrë dhe më ka ofruar dy pozicione në Kuvend dhe Parti. Nëpërmjet tyre do të isha edhe anëtar i Kryesisë së Grupit Parlamentar edhe anëtar i Kryesisë së PDSH.

I refuzova të dyja duke i thënë qe do të qëndroj vetëm Deputet. Kërkesës së tij për të konkurruar për anëtar të Kryesisë të PDSH i jam përgjigjur që nuk e kam qëllim në vetvete dhe nuk do konkurroj. Këtë e bëra edhe për të marrë pak përgjegjësi mbi vehte për ku kemi mbërritur në PD”, vijoi Spaho.

Por ajo që dalloi më shumë në reagimin e tij ishte një telefonatë që Spaho sa duket po ia tund Salianjit deri në kufijtë e kërcënimit.

“Edhe një këshillë të fundit për Mitrolozin. Mund ti vlejë edhe mitralierëve. Kujdes me fjalët sepse nuk janë si qentë që ju fërshëllen dhe i kthen prapa. Mos shaj në telefon, sepse që kur ndodhi ajo historia me Babalen të gjithë kanë filluar t’i regjistrojnë bisedat. Besoj më kupton ku e kam fjalën.

Të fala!”, shkruan Spaho.   


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë