Ana e errët

U rrah dhe përdhunua për 12 orë nga tre shqiptarë, vajza eskortë nga Haiti: ‘Xheku’ më tha do martohem me ty!

Vajza 23-vjeçare, e cila punonte si eskortë në Itali, tregon tmerrin e përjetuar në një motel në periferi të Milanos. Ajo u takua me shqiptarët në një klub nate, u josh nga njëri prej tyre dhe pranoi të kryente marrëdhënie seksuale me pagesë 1.000 euro për një natë. Si arriti të shpëtojë, edhe pse policia nuk kuptoi asgjë fillimisht. “Atë mbrëmje ata shpenzuan 2000 euro vetëm për shampanjë”.

Gazeta Si - E përdhunuar dhe e rrahur për 12 orë në një dhunë të papërshkrueshme në një dhomë moteli në periferi të Milanos.

Një vajzë 23-vjeçare nga Haiti, e cila punonte si eskortë në Itali, tregon tmerrin që ka përjetuar pas përdhunimit nga tre të rinj shqiptarë.

Kur karabinierët u futën në dhomë për një kontroll rastësor për njërin prej shqiptarëve, nuk kuptuan gjë fillimisht.

LEXO EDHE
Itali, pas festës në lokal eskorta nga Haiti përdhunohet në motel nga 3 shqiptarë

Vetëm pas largimit të tyre dhe braktisjes nga autorët, vajza arriti të njoftonte agjentët dhe denonconte ngjarjen e rëndë.

“Më keqtrajtuan dhe përdhunuan sikur të isha një kafshë”, - thotë viktima, sipas gazetës "Corriere della Sera".

Në 3 maj të këtij viti, e reja kishte shkuar në një ambient të njohur të jetës së natës milaneze me një grup që kishte kontaktuar me agjencinë “fashion” për të cilën ajo punon si eskortë.

Në të njëjtin lokal, kanë qenë edhe 5 shqiptarë, për të cilët pohon se e kishin tërhequr në tavolinën e tyre, duke porositur pije të shtrenjta.

Sipas saj, ata shpenzuan 2.000 mijë euro vetëm për shampanjën për të festuar (siç i kishin treguar ata), ditëlindjen e njërit prej tyre, “Xhekut”, i cili më vonë do të rezultojë se është Gentjan Agaraj, 23 vjeç, banues në Sedriano (Milano).

Është “Xheku” ai që i propozon vajzës nga Karaibet një mijë euro për një natë seksi në një hotel luksoz.

"Unë pranova", tha ajo, edhe pse ajo pohon se do të kishte fjetur me shqiptarin që i pëlqente qoftë edhe falas.

“Më mbushi me fraza të tipit: 'Do martohem me ty, duhet të rrish vetëm me mua, ne jemi kapot e vendit, këtu komandojmë ne’”.

Por gjërat rrodhën krejtësisht ndryshe. Sapo largohet, çifti hipën në mjet “Punto” me dy shqiptarë të tjerë brenda.

Njëri, i cili pretendon se është babai i “Xhekut” e fyen atë para se të largohet me personin tjetër. Ndërkohë, dy shqiptarë të tjerë vijojnë të njëjtën rrugë me një makinë tjetër pas dy 23-vjeçarëve.

Por në vend të një hoteli me 5 yje, destinacioni është një motel në Cornaredo, periferi e Milanos. Është ora 5.30 e mëngjesit kur çifti hyn në dhomën 31. Dhuna fillon menjëherë, egërsisht. Një orë më vonë, hyjnë dy shqiptarët që i kishin ndjekur me makinë dhe bëjnë të njëjtën gjë.

Rrahje, foto dhe video (nuk janë gjetur ende) me të renë që lutet më kot, më pas dorëzohet për të shmangur dhunën shtazore.

Ndërsa të rinjtë shqiptarë, në vend që të ndalojnë, e poshtërojnë me pështyma, sharje dhe të qeshura të vrazhda.

Rreth orës 6-6.30, dy karabinierë trokasin në derë për të kontrolluar “Xhekun”, pasi duhej të ishte në “arrest shtëpie” për një vepër tjetër penale.

Ndërsa dy autorët e tjerë fshihen në banjë, vajza dhe “Xheku” identifikohen nga policia, të cilët, duke u kthyer në motel më vonë, gjejnë dhe identifikojnë gjithashtu Alvardon, 21 vjeç, vëllain e “Xhekut” (Gentjanit) dhe kushëririn e tyre, Alfiol Quku, 29 vjeç, por pa kuptuar asgjë për përdhunimin.

Arsyeja? Edhe këtë herë vajza nuk jep asnjë shenjë për të njoftuar agjentët për gjithçka kishte ndodhur për shkak të gjendjes së keqe psiko-fizike.

Me largimin e karabinierëve (arresti shtëpiak për përndjekjen e ish-të dashurës kishte skaduar në mesnatë për “Xhekun”, ja çfarë festonin realisht në klub të rinjtë), dhuna rifilloi deri pasditen e nesërme, deri në orën 17:00 kur e reja nga Haiti u braktis.

E trullosur, ndoshta e pasigurt se çfarë duhej të bënte, ajo qëndron në dhomë para se të zbresë poshtë, kërkon një telefon për të kontaktuar miqtë, duke thënë vetëm se e kanë lënë vetëm. Pastaj telefonoi policinë.

Javën e kaluar hetuesja Alessandra di Fazio, urdhëroi arrestimin e tyre, me Alvardon që ishte në fakt në burgun San Vittore të Milanos, i akuzuar për vrasjen e një marokeni në një lokal.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë