Ka ndodhur

Itali, pas festës në lokal eskorta nga Haiti përdhunohet në motel nga 3 shqiptarë

Gazeta Si - E përdhunuar, e rrahur, e kërcënuar, për më shumë se 12 orë dhunë të papërshkrueshme që pësoi në një dhomë moteli në periferi të Milanos në 3 maj të këtij viti.

Një e re 23-vjeçare nga Haiti shkoi deri në në "një gjendje frike" të tillë (lexohet në dosjen hetimore), saqë ishte e tmerruar, madje as nuk mund t'i thërriste “ndihmë” karabinierëve që kishin hyrë dy herë në dhomë për ta kontrolluar atë dhe tre shqiptarët që po e përdhunonin.

Sipas mediave italiane, agjentët nuk kanë mundur të vërejnë asgjë, por falë atij kontrolli, më pas tre përdhunuesit shqiptarë janë arrestuar.

E reja kishte shkuar në një klub nate në Milano me një grup personash që e kishin kontaktuar përmes agjencisë “fashion” për të cilën punon, por në realitet ajo është eskortë (vajza që shoqërojnë persona të ndryshëm të cilët paguajnë shumë për të kryer marrëdhënie seksuale).

Siç ka denoncuar edhe vetë 23-vjeçarja në polici, brenda lokalit ajo është tërhequr nga pesë të rinj shqiptarë, të cilët janë ulur në tavolinën ngjitur me të.

"Ata dukej se kishin shumë para", "orë të shtrenjta" dhe "porositnin shishe shumë të shtrenjta", tha ajo.

Hetuesit, të drejtuar nga zv.prokurorja e Milanos Rosaria Stagnaro dhe ndihmësja Letizia Mannella, konstatuan atë mbrëmje, pesë shqiptarët kishin shpenzuar vetëm rreth 2000 euro për shishe shampanjë për të festuar ditëlindjen e njërit prej tyre, njëri me emrin Jack.

Dhe ka qenë Jack ai që i propozoi 23-vjeçares një mijë euro për të kaluar një natë seksi me të në një hotel luksoz në qendër të Milanos.

“Pranova”, deklaroi haitiania, duke u justifikuar edhe me faktin se i riu i pëlqente dhe do donte të kishte kaluar natën me të edhe falas.

Por gjërat dolën në mënyrë dramatike ndryshe. Në dalje, çifti gjeti në makinë, një tip “Punto” ngjyrë gri, dy shqiptarë të tjerë, njëri prej të cilëve tha se ishte babai i Jack-ut.

Në vend të një hoteli me pesë yje, destinacioni ishte një motel në Cornaredo. Ka qenë ora 5.30 e mëngjesit, kur çifti ka hyrë në dhomë.

Dhuna filloi menjëherë. Një orë më vonë hynë dy shqiptarët e tjerë, të cilët nuk bënë më pak.

Dhunë fizike, fyerje të shumta, foto dhe video, e poshtëruan edhe më shumë viktimën e re, e cila më kot i lutej që të ndalonin.

Rreth orës 6:30, dy karabinierë trokitën në derë për të kontrolluar Jack-un, alarmi u ndez, sepse shqiptari duhej të ishte në “arrest shtëpie” për një çështje tjetër.

Teksa dy shqiptarë fshiheshin në banjë, vajza dhe Jack-u u identifikuan nga agjentët, të cilët, duke u kthyer më vonë në motel, gjetën dhe identifikuan dy shqiptarët e tjerë pa u njoftuar nga vajza.

Pas kontrolleve, të cilat e bënë të qartë se Jack-u nuk ishte më i detyruar të qëndronte në shtëpi dhe karabinierët u larguan, nis dhuna e pandërprerë dhe e egër nga të tre, deri sa u larguar dhe e lanë të renë vetëm, pasi i kishin vjedhur edhe 70 euro nga kuleta e saj.

Hetuesi i Milanos urdhëroi arrestimin e Alvardo Agarajt, 21 vjeç, banues në Sedriano, të vëllait të tij Gentjan (23 vjeç) dhe Alfiol Qukut, 29 vjeç, nga Arconate.

I pari ishte arrestuar disa javë më parë për një vrasje në Cornaredo (në 23 tetor 2022, pasi dyshohet se është autori i vrasjes së një marokeni, pasi viktima po keqtrajtonte një grua në një lokal), ndërsa të tjerët i janë bashkuar në burgun San Vittore të Milanos.

Të tre akuzohen për veprat penale “Dhunë seksuale e vazhdueshme” dhe “Dhunë seksuale në grup në vazhdimësi”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë