Sociale

U nxor nga deti në gjendje të rëndë, ndërron jetë i moshuari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në plazhin e Vlorës ku një 72-vjeçar është nxjerrë nga deti në gjendje të rëndë shëndetësore dhe më pas gjatë rrugës për në spital ka ndërruar jetë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:40 në bregdetin e Plazhit të Ri, Vlorë, pranë shkollës së Marinës ku F. H., 72 vjeç, banues në Tiranë.

Ai ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin Rajonal.

72-vjeçari ka qenë duke bërë plazh shoqëruar nga bashkëshortja e tij.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë