Drejtësia

U ndërpre vettingu për ish-gjyqtarin Ibrahim Hoxha, Komisioneri Publik ankimon vendimin

Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK-së) për ndërprerjen e procesit të vettingut për ish-gjyqtarin Ibrahim Hoxha.

Ajo kërkon tërheqjen e vendimit për ndërprerjen e vettingut ndaj ish-gjyqtarit, i dënuar më parë për korrupsion, dhe t'i nënshtrohet sërish këtij procesi.
Ky është rasti i parë që që Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) dhe Komisioneri Publik kërkojnë që të bëhet procesi i vettingut pavarësisht se ai është shkarkuar.
KPK ndërpreu procesin e vettingut për ish-gjyqtarin Hoxha më 17 nëntor pasi atij i kishte mbaruar statusi i magjistratit.

Këshilli i Lartë Gjyqësor, në 22 tetor 2020, ka informuar Komisionin e Vetingut, se Hoxha ishte shkarkuar nga ish-KLD-ja në maj të vitit 2017, për shkak se është dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi. Në këto kushte, Ibrahim kishte humbur statusin e magjistratit.

Krahas dënimit me burg, prokuroria kërkoi që Hoxha të mos ushtrojë asnjë funksion publik për tre vite, kërkesë e cila u miratua nga gjykata.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë