Gazeta Si- SPAK ka ankimuar në Apelin e GJKKO-s dënimin me dy vite burg për ish-kryebashkiakun e Lezhës, Fran Frrokaj, i dënuar për veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe në aplikim të gjykimit të shkurtuar u dënua përfundimisht me 1.4 vite burg.
Por ky dënim dukët se nuk e ka kënaqur SPAK ku ka kërkuar në apel që Frrokaj të dënohet me 4 vite burg. Vetëm disa javë më parë Fran Frrokaj u lirua nga qelia pasi përfitoi nga amnistia.
Ndër të tjera, Frrokaj është dënuar që të mos ushtrojë funksione publike për 5 vjet. Bashkë me të janë dënuar edhe 5 ish zyrtarë të tjerë e gjithashtu gjykata vendosi konfiskimin e mbi 66 mijë m2 tokë te ‘Rana e Hedhun’.
Bëhet fjalë për tjetërsimin e 234 548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën e Ranës së Hedhun, e cila ishte tjetërsuar me dokumente të falsifikuara.
Në lidhje me këtë çështje sipas prokurorisë gjykata ka vendosur dhe asgjësimin e praktikave për këtë pronë dhe rikthimin e saj ne gjendjen e mëparshme, pra në tokë shtet, por Kadastra nuk e ka zbatuar vendimin e Gjykatës së Lezhës, ndaj dhe kanë nisur hetimet, duke sjellë dhe pezullimin e 11 punonjësve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.