Lajme

Vrasja në Kavajë, burg për efektivin Bledar Toçi dhe vëllain e tij

Gjykata e Shkallës së Parë në Kavajë ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Bernard Toçin, vëllai i shefit të sigurisë së Burgut të Durrësit, Bledar Toçi, pas ngjarjes së rëndë që tronditi Kavajën.
Bernard Toçi akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit në apartamentin e tij ju gjetën dhe sekuestruan 7 doza kokainë.
Ndërkohë i është komunikuar masa e sigurisë "arrest me burg" edhe efektivit Bledar Toçi, i cili ndodhet në spital. Ai akuzohet për vrasje me dashje të Dritan Haxhollit.
Pavarësisht pretendimeve të tij se ka qëlluar për vetëmbrojtje burimet nga grupi i hetimit thanë se ekspertiza në vendin e ngjarjes ka evidentuar 17 gëzhoja të qitura nga arma e tij e hetimit. Dritan Haxholli u ekzekutua në banesën e Marsida Qatjas, pasi shkoi aty me kallashnikov dhe tentoi të sulmojë personat e pranishëm, mes të cilëve ishte edhe Bledar Toçi. Toçi iu kundërpërgjigj duke u lënë të vrarë në vend.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë