Drejtësia

U kap me 1 kg kokainë dhe përplasi makinën e policisë, burg pa afat për Enea Sulejmanin dhe efektivin

Gazeta Si - Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurimit "arrest në burg" pa afat për Enea Sulejmanin, ndërsa për 3 të tjerët është vendosur arrest në burg me afat deri në 16 maj.

Në burg me afat janë lënë Shkëlqim Ostresi, Igli Begaj dhe efektivi i operacionales Ervis Shkurta.

Enea Sulejmani nuk ishte i pranishëm në seancë, pasi po merr ndihmën mjekësore, por u përfaqësuar nga avokati i tij.

Përballë gjyqtarit të çështjes Shkëlqim Ostreni dhe Igli Begaj, gjatë seancës kanë kërkuar nga gjykata që të mos marrë parasysh dëshmitë paraprake, pasi janë dhënë pa praninë e avokatit dhe nën trysni.

Ata kanë theksuar se nuk kanë lidhje me kokainën që ishte në makinën e Sulejmanit.

Enea Sulejmani përplasi forcat e policisë gjatë aksionit, teksa u qëllua me armë bga një efektiv ku mbeti edhe i plagosur.

Gjatë hetimit dy mujor janë përdorur edhe metoda speciale të hetimit, si blerjet e stimuluara dhe përgjimet.

AMP ka pasur dijeni të plotë për shitjen e 1 kilogramëve kokainë mbrëmjen e 21 marsit në kryeqytet. Enea Sulejmanaj po lëvizte me makinë bashkë me Shkëlqim Ostrenin dhe Igli Begajn kur policia i bëri thirrje të ndalonin.

Por Sulejmanaj nuk u bind dhe tentoi të largohej duke bërë manovra të rrezikshme. Ai u neutralizua nga efektivët që qëlluan edhe me armë zjarri.

AMP thotë se efektivi i Operacionales, Ervis Shkurta kishte dijeni për shitjen e drogës, pasi ka lidhje të ngushta shoqërore me një nga personat e ndaluar më herët. Hetimet treguan që efektivi i Operacionales ka qenë pjesë aktive e sigurimit të kushteve për tregtimin e lëndës narkotike të llojit kokainë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë