Sociale

U infektua me Covid, shërohet Silva Bino

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino është shëruar nga Covid-19 pas dy javëve betejë me sëmundjen.

Lajmi është konfirmuar edhe nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

“Më gëzoi pa masë lajmi i shërimit të prof. Silva Binos, gruas së fortë dhe profesionistes së rrallë, e cila sapo ka lënë spitalin infektiv, pas dy javësh të vështira nën kujdesin e prof. Najadës dhe kolegëve të saj në spitalin COVID1. Të presim me padurim ”, shkruan Manastirliu

Bino u konfirmua pozitive me virus dy javë më parë. Ajo u shtrua në Spitalin Infektiv, njohur këto kohë edhe si “Spitali Covid 1”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë