Kosova

Video skandali/ Nënkryetarja e Leposaviçit, Dragana Miletiq merr drogë bashkë me stafin. Shkarkohet nga detyra!

Kryetari i Leposaviçit Lulzim Hetemi shkarkon nga detyra nënkryetaren e Komunës, Dragana Miletiq. Dyshohet se shkarkimi i nënkryetares ka ardhur pas dyshimit se ka poseduar substanca narkotike.

“Shkarkimi nga detyra e nënkryetares sipas nenit 1 të këtij vendimi, bëhet për shkak të shkeljeve të rënda të punës dhe mosrespektimit të pozitës së saj si nënkryetare dhe mos përmbushjes së detyrave të punës”, thuhet në vendim e nënshkruar nga kryetari Hetemi.

Shkarkimi i saj erdhi pas publikimit në media të pamjeve, ku ajo shihet duhet konsumuar substanca narkotike.

Për rastin ka reaguar Prokuroria Themelore, e cila ka autorizuar Policinë e Kosovës të ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore lidhur me hetimin e rastit të nënkryetares së Leposaviqit, Dragana Miletiq, që dyshohet se ka konsumuar drogë.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin se përkitazi me publikimin e videoincizimit të portalit Nacionale, publikuar më datë 29 janar 2024, me qëllim të ndriçimit të gjitha fakteve dhe rrethanave, ka autorizuar Policinë e Kosovës – Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) në Prishtinë, që të ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore lidhur me hetimin e këtij rasti, që ka të bëjë me persona të përfshirë që shihen në videot e publikuara, përfshirë identifikimin e të gjithë personave, pastaj mbledhjen e provave – video incizimeve të portalit Nacionale dhe provave të tjera relevante që janë të nevojshme për hetimin dhe ndriçimin e këtij rasti, në drejtim të veprës penale ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’, nga Neni 267, lidhur me Nenin 275, paragrafi 1, pika 1.2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. /rtk


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë