Gazeta Si - Skenari nuk është i padëgjuar në botën kriminale romane dhe shefat e tjerë para tij e kanë interpretuar me “sukses”.
Dorian Petoku, një emër kryesor në gjeografinë e klaneve të narko-trafikut në Itali, i cili me aleancat dhe rivalitetet që ndryshojnë sipas komoditetit të momentit, komandonte tregun e lulëzuar të drogës në Romë, u arratis nga qendra e rehabilimit për të varurit nga droga, ku po vuante dënimin me të vetmin masë paraprake të një byzylyku elektronik.
LEXO EDHE:
- Me foto dhe emra: Droga, mbledhja e borxheve dhe egërsia. Si bota e krimit shqiptar ka pushtuar Romën
- Përgjimet/ Psikiatri italian i mafies shqiptare! Plani i Elvis Demçes për të shmangur burgun dhe ryshfeti në qeli: U dhashë 3 mijë euro gardianëve
Dënohet me 12 vjet
Shqiptari 34-vjeçar, i njohur ndryshe edhe si “Mbreti i Narkotrafikut”, ndodhej në një qendër qendër rehabilitimi në Nola, në provincën e Napolit, ku - me mendimin e kundërt të prokurorisë - pas një viti të kaluar në burg i dënuar me 12 vjet për trafik ndërkombëtar droge u ekstradua ngaShqipëria.
Ai ishte në bandën e shqiptarëve në shërbim të Fabrizio Piscitelli-t, i njohur ndryshe si “Diabolik” (kryetifozi i Lacios), i pranishëm në drekën në Grottaferrata që duhej të sanksiononte një marrëveshje mafioze dhe ndoshta t'i kushtonte jetën “Diablo”-s.
Dhe pas vrasjes së ish-kreut të ultrasve të Lacios, Petoku ai krijoi biznesin e tij, duke zgjeruar në mënyrë dramatike pushtetin së bashku me kushëririn e tij, Arben Zogu.
Një tjetër hetim, “Brasile Low Cost”, e pa atë në qendër të projektit për importimin e sasisë më të madhe të kokainës të organizuar ndonjëherë në Romë, e cila përfshinte, së bashku me Casamonica-n, përdorimin e një avioni për të mbërritur direkt nga Amerika e Jugut në aeroportin italian të Romës, Ciampino.
Lufta mes bosëve
Një tjetër shqiptar, Elvis Demçe, kishte rolin e tij si kontaktues i narko-karteleve të mëdha dhe si ai, së bashku me ngritjen kriminale, kishte studiuar paraprakisht se si t’i shmangej burgut.
Një skenar tashmë i njohur, në fakt, i pari i vënë në skenë nga bosi, nga i cili janë frymëzuar të gjithë në këto vite lufte, dhe i vetmi që nuk është marrë kurrë në pyetje prej tyre: bëhet fjalë për kreu i Kamorrës Romane, Michele Senese.
Jo rastësisht ai u etiketua "i çmenduri" falë diagnozës së rreme psikiatrike që hapi dyert e një klinike, nga e cila më pas u arratis.
Megjithatë, arratisja e Petokut duhet të lidhet me zbulimet e të penduarit Fabrizio Capogna, i cili pak javë më parë filloi të bashkëpunonte me prokurorët romanë, duke zbuluar aspekte dhe afera të një strukture kriminale që ndryshon vazhdimisht.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.