Dosje

‘Mbret’ i narkotrafikut në Itali, Dorian Petoku lirohet pas një viti se është përdorues droge!  

Gazeta Si - “Mbreti” i narko-trafikut shqiptar në Itali është liruar nga burgu. Ka zgjatur vetëm një viti dënimi i Dorian Petokut në burgjet italiane, i cili ishte ekstraduar në vendin fqinj në vitin 2021 nga Shqipëria.

Ai ishte i dënuar me 12 vite burg për interes të drejtësisë Italiane, por së fundmi gjykata ka vendosur ta lirojë, duke vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

LEXO EDHE:
- Me foto dhe emra: Droga, mbledhja e borxheve dhe egërsia. Si bota e krimit shqiptar ka pushtuar Romën
- Përgjimet/ Planet e bosit shqiptar të drogës: Dua të punoj me pasardhësit e Eskobarit

Sipas mediave italiane ai do të pajiset me një byzylyk elektronik për t’i kontrolluar lëvizjet dhe pjesën e mbetur të dënimit do ta kalojë në komunitetin e Morlupos në “Green Point Line”, një qendër rehabilitimi.

Gjithashtu mediat italiane raportojnë se gjatë analizave që ju bënë Petokut nga mjekët shqiptarë ai rezultonte narkoman, edhe pse ndodhej në qelitë e burgut.

Këtë e konfirmojnë edhe mjekët italianë që i kanë analizuar flokët: në trupin e tij ka gjurmë droge, pavarësisht tre viteve të kaluara në burgje.

Një rrethanë që nuk ngjalli dyshime te gjyqtari që vërtetoi “sjelljen e pacensuruar” në burg.

Të padobishme ishin pesë kundërshtimet e prokurorisë së Romës, të cilat vinin në dyshim vlefshmërinë e akteve shqiptare dhe nënvizonin karakterin kriminal të subjektit, rrezikshmërinë e tij.

Megjithatë, 34-vjeçari është i freskët nga një dënim me 12 vjet burg për të qenë pjesë e bandës së Fabrizio Piscitellti, i ashtuquajturi “Diabolik”, ish-lideri i tifo-grupit të Lacios, i vrarë nga një vrasës me pagesë në gusht 2019 në një park në Romë.

Dosja hetimore ndaj petokut flet për rrahje, dhunë dhe trafik droge. Shumë drogë.

Në fakt, një procedim i dytë është në pritje të autoriteteve shqiptare, e cila për momentin ka vendosur vetëm ekstradimin pas provave të raportuara në hetimet nga prokurorët Edoardo De Santis dhe Nadia Plastina.

Sipas "La Repubblica"-s, shqiptarët nga ana tjetër nuk lejojnë që Italia të gjykojë Dorianin edhe për importin e 7 tonëve kokainë që do të kishte prishur tregun e drogës dhe balancën e fuqive të bandave të ndryshme kriminale, nëse nuk do të kishte ndërhyrë prokurori Giovanni Musarò. me hetimin "Brasil low cost”.

Petoku nuk është kriminel si shumë të tjerë, kushëriri i bosit të parë shqiptar, Arben Zogu dhe paraardhësi i Elvis Demçes, i vetëshpallur "Zot", Doriani u rrit në Shqipëri, në Lezhë, një qytet me 113.000 banorë që është bërë skenë për grupe të shumta kriminale që ato pasurohen duke trafikuar armë, qenie njerëzore dhe drogë, falë edhe lidhjeve të tyre me politikën.

Një vit më parë, hetimi i “Grande Raçordo Criminale”, dokumentoi se si ai bënte biznes me Fabrizio “Diabolik” Piscitelli dhe partnerin e tij Fabrizio Fabietti.

Edhe pse imazhi që fotografon respektin e fituar nga shqiptarët në bilancin kriminal të qytetit është ai i përjetësuar nga një drekë e 13 dhjetorit 2017, në restorantin “L’Oliveto” në Grottaferrata.

Atë ditë, ulur rreth një tavoline, janë katër burra të rëndë. Është një i infiltruar, i cili e quan veten “Francezi” dhe veprat e të cilit rrëfehen në operacionin “Brazil loë cost” (kur familja Casamonica tentoi të sillte në Itali një avion të ngarkuar me kokainë të pastër që do t’i bënte milionerë).

Në krah të tij, ulet Salvatore Casamonica, i lindur në 1976, një figurë e kalibrit të madh kriminal dhe kryetar i klanit që kontrollon Romën Lindore.

Përballë tij ha dhe diskuton Fabrizio Piscitelli, “Diabolik”. Dhe pastaj është ai. Dorian Petoku.

Nuk është një drekë me miqtë. Casamonica, Piscitelli dhe shqiptarët në fakt po vulosin një “mafia pax” që do të duhet t’i japë fund konfliktit midis familjeve Esposito dhe Spada dhe të lejojë që trafiku i drogës të lulëzojë në bregdetin e Lacios.

Një ekuilibër i ri në të cilin shqiptarët fitojnë vend në tavolinë. Megjithatë, ngjitja e Petokut është e shkurtër.

Ai u arrestua në vitin 2019 në Shqipëri (shtatorin e kaluar u ekstradua në Itali). Dhe prandaj, më në fund i takon Elvis Demçes, i cili ndërkohë i ka zgjidhur problemet me drejtësinë, duke u cilësuar në Romë edhe si shefi i “Gomorrës shqiptare”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë