Presidenti Ilir Meta ka vizituar në spitalin e Traumës, Sahit Dollapin që prej ditësh po merr mjekim.
Meta u interesua për shëndetin e Dollapit, ndërsa ka biseduar edhe me mjekët duke kërkuar përmirësimin e gjendjes shëndetësore sa me parë të jetë e mundur.
Kreu i Shtetit i kërkoi policisë disa orë pas arrestimit të Dollapit, që sekretari Organizativ i PD të dërgohej me urgjencë në spital.
Dollapi u dhuna nga forcat speciale në protestën e së shtunës. Në momentin që po vraponte, pas urdhrit për ta kapur, u rrëzua dhe pësoi dëmtime në shpatull dhe këmbë.
Dhe sikur të mos mjaftonte, ai u përball edhe me shkopinjtë e gomës të forcave të rendit.
Ky veprim u dënua nga ministri Lleshaj, i cili tha se ishte i vetmi episod që nuk duhet të ndodhte. Po ashtu, kryeministri Rama e cilësoi rastin si një “incident të izoluar”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.