Gazeta Si – Biznesmeni Francesco Beccheti, i cili u dënua nga Gjjykata e Tiranës me 17 vite burg ka apeluar vendimin.
Italiani ka paraqitur ankim në gjykatën e Apelit, pasi akuzohet për ngritje të një skeme të mashtrimit me TVSH dhe pastrim parash.
Po ashtu edhe nëna e tij, Liliana Condomitti ka bërë ankim, e cila është dënuar me 8 vite burg, për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale”.
LEXO EDHE:
– Becchetti, edhe dy gjyqe të tjera ndaj Shqipërisë
– Gjykata holandeze rrëzon Becchetti-n, zhbllokohen zotërimet e Shqipërisë te kompania Shell
– Gjyqi ndaj Becchetti-t / Shqipëria kërkon korrigjim vendimi, por çfarë do të thotë
Gjithashtu është ankimuar vendimi i shkallës së parë edhe nga tre shoqëritë private, të cilat dyshohet se janë të përfshirë në këtë skemë.
Becchetti aktualisht ndodhet në arrati, dhe për të është lëshuar edhe një urdhër ndalimi ndërkombëtar.
Çështja e Shqipërisë kundër biznesmenit italian Francesco Becchetti është kthyer në një përplasje që para 7 vjetësh.
Ajo e ka zanafillën në vitin 2015, me mbylljen e televizionit “Agon Channel” dhe hapjen e procedimit penal ndaj tij me akuzat e evazionit fiskal dhe pastrimit të parave.
Vetë Becchetti i ka kundërshtuar më herët akuzat, duke e dërguar çështjen në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit, ku ka fituar në 2 shkallë të gjykimit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




