Ngjarje

U asfiksua me 2 kolegë në minierë, Policia procedon penalisht minatorin

Policia e Dibrës ka marrë nën procedim penal minatorin 53-vjeçar, Shyqyri Elezi me akuzën e shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, në incidentin që shkaktoi asfiksimin e vetë atij dhe dy kolegëve të tjerë të tij në minierën e Martaneshit.

Sipas njoftimit të policisë së Dibrës, Elezi ka saldua me gjenerator në galeritë e minierës së Martaneshit dhe gazrat e lëshuara nga lënda djegëse e gjeneratorit dyshohet se ka qenë shkaku i asfiksimit të tre minatorëve.

Në aksident mbetën të asfiksuar edhe dy minatorët e tjerë A. J., dhe M. H., të cilët ndërhynë për të shpëtuar Elezin. Policia njoftoi se procedimi penal ndaj minatorit, që ndodhet i shtruar në spital në Tiranë, do të bëhej në gjendje të lirë.

Sindikata e Bashkuar e Minatorëve të Bulqizës kërkoi hetimin e plotë të ngjarjes. Ajo akuzon kompaninë që zotëron minierën e Martaneshit, ndërsa thotë se praktika e saldimit me gjenerator në galeritë e minierave nuk është zgjedhje e tyre, por e bëjnë për shkak se janë të detyruar nga drejtuesit e kompanitë e minierave.

“Edhe në këtë rast, puna në kushte të rënda dhe mungesa e të drejtave elementare për pak prodhoi një tragjedi”, thuhet në reagimin e sindikatës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë