Ka ndodhur

Incident në minierën e Martaneshit, tre minatorë asfiksohen nga çlirimi i gazit

Një incident është regjistruar në një minierë në fshatin Thekën në zonën e Martaneshit, duke shkaktuar plagosjen e tre minatorëve

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12.30 dhe dyshohet se shembja është shkaktuar nga rrjedhja e gazit.

Policia thotë se një prej minatorëve, i identifikuar si Sh.E., rreth 50 vjeç, duke salduar brenda në galeri me gjenerator, dyshohet se si pasojë e gazit të çliruar nga aparatura që po përdorte, është asfiksuar dhe në ndihmë të tij, kanë shkuar dhe dy punëtorë të tjerë, shtetasit A.J., dhe M.H., të cilët janë askfiksuar dhe kanë shfaqur probleme shëndetësore. Shtetasit e lartpërmendur janë nxjerrë nga galeria dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital.

Në lidhje me asfiksimin e minatorëve në galerinë Zona e Re, Batër, Qarku Dibër, ka reaguar edhe Ministria e Energjetikës dhe Infrastrukturës.

Sipas MIE-s incidenti ka ndodhur teksa gjatë saldimit në nëntokë të një vagoni mineralesh, është çliruar gaz nga gjeneratori i përdorur dhe si rrjedhim mekaniku SH.D., 45 vjeç ka humbur ndjenjat.

Pranë tij ka qenë edhe disa punonjës të tjerë, të cilët gjithashtu kanë pasur shqetësime.

Më pas minatori, është dërguar me helikopter në drejtim të Tiranës për të marrë ndihmën mjekësore, ndërkohë që një nga punonjësit e tjerë, është dërguar në spitalin e Bulqizës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. MIE thekson se në galeri nuk ka pasur shembje dhe as minatorë të bllokuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë