Rend dhe Ligj

U arrestua pas 5 viteve në arrati, Sokol Bode njihet të shtunën me dënimin në gjykatë

Sokol Bode, ish-shefi i Postës së Dhërmiut, i arrestuar më 11 korrik pas 5 vitesh arrati do të paraqitet nesër në Gjykatën e Posaçme për t’u njohur me dënimin e dhënë në mungesë ndaj tij.

Ai u arrestua në Berat dhe më tej u transportua në Tiranë. Gazeta "Si" mësoi se Sokol Bode kishte 4 ditë që ishte kthyer nga Britania, ku qëndronte i fshehur pas shpalljes në kërkim dhe dënimit në mungesë për përfshirje në trafik droge.

Në prill të këtij viti, Bode është dënuar me burg për akuzën e “trafikut të narkotikëve” si bashkëpunëtor i grupit të Habilajve.

Bode i hetuar në të njëjtën dosje me ish-ministrin Tahiri dhe ish-drejtuesin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, ndryshe nga këta të fundit të dënuar për “Shpërdorim detyre”, u gjet fajtor për trafik narkotikësh dhe grup kriminal, si bashkëpunëtor i grupit të ashtuquajtur “Habilajve”.

Një vit më parë, Gjykata e Posaçme dënoi gjithashtu me 37 vite burg në total 5 anëtarë të grupit Habilaj, mes tyre edhe Moisi Habilajn.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë