Policia e Kosovës e ka arrestuar Ikballe Berisha – Hudutin që ditëve të fundit u bë temë në media pasi që doli kundër vrasjes së gjeneralit Iranian Qasem Soleimanit, dhe kritikoi edhe liderët e shtetit që përkrahën sulmin e SHBA-së. Sipas njoftimit të policisë së Kosovës e dyshuara është sjell për tu pyetur në polici dhe me urdhër te prokurorit nga Prokuroria Speciale është dërguar në mbajtje për 48 (dyzet e tetë) orë, deri në vendim tjetër nga Gjykata kompetente”.
Themeluesja e një fondacioni fetar islamik ishte deklaruar kundër Amerikës dhe Izraelit duke thënë se gjenerali i vrarë Iranian nuk do të vdesë kurrë.
“Njerëzit si ti nuk vdesin, por të vdekurit që ecin mbi tokë e që mbajnë gjak krimineli, ata janë të vdekur por vetëm frymojnë për t’u turpëruar vet dhe kombin e vet kriminel”, kishte shkruar Huduti-Berisha.
Ajo ka thënë se hakmarrja ndaj kësaj vrasjeje është obligim
“Zoti i dhasht durimin ngase të mbysësh zotin e shtëpisë i ke mbyt tërë anëtarët e shtëpisë, e pastaj hakmarrja është obligim por nuk ka kufi”, kishte deklaruar ajo
Në bazë të raportit nga policia thuhet se në shtëpinë e së të dyshuarës janë konfiskuar disa pajisje elektronike si edhe dëshmi të tjera relevante.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.