Kombetarja

U-19/ Shqipëria pëson një “thes” me gola nga Greqia

Në raundin e parë të turneut të organizuar nga UEFA, Shqipëria U-19, e drejtuar nga trajneri Nevil Dede, është turpëruar keqani, dukë pësuar 5 gola në ndeshjen e parë ndaj Greqisë. Aktiviteti zhvillohet në Belgjikë dhe kjo ndeshje është luajtur në stadiumin e stadiumin e Genkut. Kuqezinjtë kanë shënuar vetëm golin e nderit me Dobran, ndërsa shpresat e kualifikimit janë venitur që në ndeshjen e parë. Shqipëria ka në grup edhe Belgjikën dhe Islandën.

Në minutën e 13-të Greqia shënoi golin e parë me Tzimas dhe pjesa e parë është mbyllur 1-0. Në pjesën e dytë kuqezinjtë janë çorientuar totalisht dhe Greqia ka realizuar edhe 4 gola të tjerë me Vagianidis, Vrakas, Liavas dhe Athanasakoupulos. Armando Dobra, i futur në fushë si zëvendësues, shënoi për Shqipërinë në minutën e 81-të.

Trajneri Nevil Dede e nisi ndeshjen me këtë formacion: Malaj, Shiba, Hoxha, Pici, Morina, Rrapaj, Bullari, Broja, Ndreçka, Beqja, Muçi. Ndeshjet e tjera për kuqezinjtë janë më 16 nëntor me Belgjikën dhe më 19 nëntor me Islandën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë