Ngjarje

Tymi toksik në Fier, mbyllen vatrat e zjarrit në fushën e mbetjeve

Pas disa ditësh në kaos, zjarri në fushën e mbetjeve në qytetin e Fierit është vënë nën kontroll. Kryetari i Bashkisë, Armando Subashi, u shpreh se pas një pune kolosale të bërë me përgjegjshmëri ka marrë fund problemi me këtë situate.

Ai theksoi se fusha nuk përbën më rrezik për mbetje duke shtuar se tashmë në këtë zonë do të mbillen rreth 5 deri 7 mijë pemë.

 “Përfundimisht e gjithë fusha e mbetjeve është vënë në kontroll. Nëse para dy ditësh kishte tym sot nuk ka asgjë. Ka qenë një punë kolosale e bërë gjithë këto ditë pa pushim. Është një fushë mbi 70 vjeçare dhe në vite janë depozituar mijëra tonelata të mbetjeve. Përfundimisht e gjithë fusha nuk përbën rrezik për ndezje.

Subashi theksoi se nga kjo e diel, nuk do të depozitohen më mbetje në këtë zonë, ndërsa sqaroi se pas një komunikimi me koncensionarët është vendosur që të gjitha mbetjet që mblidhen në Bashkinë e Fierit do të shkojnë tek inceneratori.

“Do të vazhdojmë më pas me fazën tjetër ku do të mbjellim 5 deri në 7 mijë pemë. Pra nga sot dhe në vazhdim nuk do të depozitohen mbetje. Kemi rënë dakord me koncensionarit që nga nesër të gjitha mbetjet që mblidhen në Bashkinë e Fierit do të shkojnë tek inceneratori për të vazhduar me trajtimin tjetër”, ka thënë kreu i Bashkisë së Fierit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë