Bota

Turqia refuzon kërkesën e Ukrainës: S’mund të ndalojmë kalimin e luftanijeve ruse nëpër Bosfor

Turqia nuk mund të ndalojë kalimin e anijeve luftarake nëpër ngushticat e saj që çojnë në Detin e Zi, siç ka kërkuar Ukraina, tha ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu për gazetën turke Hurriyet të premten, duke iu referuar një klauzole në Konventën e Montreux që lejon anijet të kthehen në bazën e tyre.

Ukraina i bëri thirrje Turqisë që të bllokojë anijet luftarake ruse të kalojnë nëpër ngushticat e Dardaneleve dhe Bosforit.

Çavuşoğlu tha se Turqia është e kufizuar në aftësinë e saj për ta bërë këtë gjë.

“Në rastin e një lufte ku Turqia nuk është palë, ka masa që mund të merren në lidhje me vendet që janë palë në luftë”, tha ai.

“Nëse ka kërkesë që anijet e vendeve ndërluftuese të kthehen në bazat e tyre, atëherë duhet lejuar”, shtoi ai, duke iu referuar Rusisë.

“Bazuar në Konventën e Montreux, nenet 19, 20 dhe 21 thuhet se nëse anija e një vendi që ndodhet në Detin e Zi dëshiron të kalojë me kërkesë për t'u kthyer në bazën e saj, kjo lejohet”, tha Çavuşoğlu.

Konventa e Montreux, e nënshkruar në 1936, i jep Turqisë kontroll mbi kalimin e anijeve nëpër dy ngushticat kryesore të Bosforit dhe Dardaneleve.

Në kohë paqeje, anijet civile mund të kalojnë lirshëm, megjithëse ka kufizime të caktuara për kalimin e anijeve që nuk i përkasin vendeve të Detit të Zi.

Vendet Detit të Zi së bashku me Turqinë, Rusinë dhe Ukrainën  përfshijnë gjithashtu Bullgarinë, Gjeorgjinë dhe Rumaninë.

Luftanijet mund të lundrojnë nëpër ngushticat gjatë kohës së paqes, si dhe ekzistojnë kufizime në kalibrin e armëve që mund të mbajnë dhe Turqia duhet të njoftohet për kërkesën.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë