Lajme

Turqia do të dërgojë sërish tanket në Siri!

Turqia pritet të nisë një operacion të ri tokësor kundër milicive kurde të mbështetura nga SHBA-ja në Sirinë veriore duke ngritur alarmin për përkeqësimin e marrëdhënieve të saj me SHBA-në.

Lajmi u bë i ditur nga Presidenti Rexhep Tajip Erdogan, i cili njoftoi se trupat turke pritet të hynë në Siri përgjatë ditëve të ardhshme. "Ne do të fillojmë operacionin për të pastruar Eufratin nga terroristët separatistë brenda pak ditëve", tha Erdogan në një fjalim televiziv të mërkurën. Ai nuk specifikon se cilat zona do të ishin në shënjestër, por do të ishte hera e parë që trupat turke të lëviznin në lindje të lumit.

Megjithatë hyrja e tankeve turke cilën në këtë zonë është parë si një sfidë ndaj SHBA-së, e cila vendosi në mars të këtij viti të armatoste milicit kurdë.

Mbështetja e Amerikës për forcat kurde ka tensionuar marrëdhëniet me Turqinë, e cila konsideron këtë milici pjesë e një grupi terrorist. Turqia ka nisur dy ofensiva tokësore kundër kurdëve në Siri që nga viti 2016.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë