Futboll

Turi i parë i Kupës së Shqipërisë, zhgënjejnë Tirana dhe Flamurtari

Kampionati ia ka lënë vendin Kupës së Shqipërisë këtë mesjavë, kur është luajtur turi i parë eliminator. Skuadrat e Kategorisë së Dytë dhe ato më të dobëta të Kategorisë së Parë kanë pritur në fushën e tyre kundërshtarë nga elita në ndeshjet e para të këtij turi. Kompeticioni zhvillohet i ndarë në dy grupe, A dhe B, me një skemë me sistem eliminimi vajtje-ardhje.

Të vetmet skuadra që kanë zhgënjyer në ndeshje e sotme janë Tirana, që barazoi pa gola në fushën e Shënkollit, Flamurtari që u mund nga Veleçiku në Shkodër 3-2 dhe Laçi që barazoi 0-0 me Elbasanin. Gjithsesi, edhe këto skuadra kanë shansin e kualifikimit në ndeshjen e kthimit, ku me siguri nuk do të tolerojnë. Fitore të thella kanë arritur Partizani, 0-3 ndaj Vorës, Skënderbeu 1-4 ndaj Devollit dhe Bylisi 0-4 në Pogradec. Apolonia ishte e vetmja skuadër që nuk luajti sot, sepse Kamza nuk u paraqit dhe fierakët fituan në tavolinë 3-0.

Nga ndeshja Vora-Partizani, 0-3. gazeta Si, 18 shtator 2019

Rezultatet e ndeshjeve të Kupës
Grupi A
Vora-Partizani 0-3
Tërbuni-Teuta 0-2
Veleçiku-Flamurtari 3-2
Shënkolli-Tirana 0-0
Iliria-Kastrioti 2-1
Burreli-Vllaznia 0-1
Erzeni-Dinamo 3-0
Korabi-Besëlidhja 2-1

Grupi B
Shkumbini-Kukësi 1-3
Devolli-Skënderbeu 1-4
Elbasani-Laçi 0-0
Turbina-Luftëtari 0-1
Pogradeci-Bylis 0-4
Egnatia-Besa 0-1
Lushnja-Orikumi 2-1
Apolonia-Kamza 3-0 (në tavolinë, s’u paraqit Kamza)


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë