Ekonomi

Tuneli i Llogorasë, nesër publikohet kompania fituese

Qeveria do të publikojë nesër kompaninë fituese të tenderit për projektimin e tunelit të Llogarasë.

Ministria e Infrastrukturës dhe e Turizmit organizuan ditën e sotme (e martë) një ceremoni për të njoftuar se vendimi del nesër, më 16 shtator.

Qeveria çeli në qershor garën ndërkombëtare për hartimin e projektin inxhinierik të Tunelit të Llogarasë.

Precesi i tenderimit për ndërtimin e tunelit do të bëhet brenda këtij viti dhe në pranverën e 2021 do të nisë puna. Pjesa e kohës midis do të shërbejë për të bërë një studim të thelluar, sipas ministrës Balluku.

Tuneli i Llogorasë konsiderohet si një vepër e rëndësishme, pjesë e paketës së ndërlidhjes në të gjithë zonën e jugut sëbashku me aeroportin e Vlorës dhe korridorin Adriatiko – Jonian.

Ndërtimi i Tunelit të Llogorasë do të bëhet me paratë e buxhetit të shtetit dhe mirëmbajtja mandej do të kërkojë kontributin e vizitorëve përmes një tarife simbolike, sipas ministers, e cila do të theksonte pak muaj më parë se impakti ekonomik i veprës pritet të jetë më i madh se projekti TAP. Në shifra 550-650 mln euro ndikim direkt dhe indirekt. Në këtë projekt pritet të punësohen 11 mijë e 600 vetë.

Tuneli i Llogorasë do të jetë 6 km i gjatë i cili nis 500 m pas urës së Shën Elizës duke u lidhur me pjesën tjetër të rrugës sipas kontratës që e lidh me Portin i Jahteve, Ura e Shën Eliza dhe që përshkon malin e Llogorasë butë dhe pa pendenca të rrezikshme për të dalë në pikën e Urës së Palasës duke u lidhur me rrugën e Dhërmiut me gjatësi 1,4 km.

Tuneli i Llogorasë do të shkurtojë rrugën për në bregdet nga aeroporti i Vlorës, në 37 minuta nga 55 që është sot.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë