Ekonomi

Tuneli i Llogarasë, fitojnë projektin një grup operatorësh të huaj dhe shqiptarë

Bashkimi i operatorëve ekonomikë iC Consulenten Ziviltechniker GESmbh, kompani inxhinierike e regjistruar në Austri, ELEA iC d.o.o dhe IBE d.d kompani inxhinierike regjistruar në Slloveni, si dhe SEED Consulting sh.p.k. dhe “InfraKonsult” sh.p.k., kompani lokale, janë përzgjedhur si kompania fituese për projektin e metodologjisë për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë.

Komisioni i Vlerësimit të Ofertave ka vlerësuar këtë bashkim operatorësh për të realizuar projektin për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë.

Tuneli i Llogarasë parashikohet të ketë një gjatësi prej afro 6 kilometrash, i cili nis nga ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit deri në urën e Palasës. Sipas llogaritjeve, duke kaluar përmes tunelit prej 6 km, me një shpejtësi 50-80 km/orë, do të bëhet e mundur që kjo rrugë të përshkohet për 7- 10 minuta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë