Ushqim

Tryeza e vjeshtës, ushqimet që nuk duhet të mungojnë kurrë

Ndryshimi i stinës është një moment delikat, në të cilin trupi ynë duhet të përshtatet me orët më të pakta të dritës dhe temperaturat që fillojnë të ndryshojnë. Por e rëndësishme është të mos e nënvlerësojmë punën që trupi ynë po bën në këtë fazë delikate të vitit dhe të fillojmë një dietë të shëndetshme dhe të larmishme. Për fat të mirë, natyra na siguron një seri ushqimesh të pasura me substanca të çmuara, për t’u konsumuar … shpesh dhe me dëshirë.
Shega - Është jo vetëm e shijshme, por edhe një gëzim për sytë. Kokrrat e saj të vogla dhe të kuqe përmbajnë shumë kripëra minerale (në veçanti zink, mangan, kalium, fosfor dhe bakër), të cilat sigurojnë një furnizim të mirë të antioksidantëve, fibrave dhe vitaminave, veçanërisht A, C dhe K. Përveç ngrënies së saj në fund të një vakti ose si një meze e lehtë, mund të pini edhe lëngun e shegës, një koncentrat i vërtetë i shëndetit dhe ka një shije të shkëlqyeshme.
Kungulli - Siguron një furnizim të mirë të vitaminës A, Omega 3, antioksidantë dhe karotenoide. Ngjyra e tij e gjallë, shija e ëmbël dhe përdorimi i tij në kuzhinë e bëjnë këtë perime të vlerësohet edhe për fëmijët.
Lakra dhe brokoli - Edhe pse jo të gjithë i vlerësojnë ata, veçanërisht për shkak të erës së tyre, ato janë një burim i vlefshëm i vitaminës C, acideve yndyrore thelbësore dhe kalciumit. Për t’i gatuar ato duhet të zgjidhni një gatim të shkurtër dhe delikat, sepse vitamina C shkatërrohet nga nxehtësia. Në vend të zierjes, ne mund të zgjedhim gatimin me avull, duke i mbajtur perimet sa më shumë që të jetë e mundur.
Spinaqi - Përveçse mbajnë një sasi të madhe hekuri, ata ofrojnë një furnizim të shkëlqyeshëm të vitaminave dhe kripërave minerale. Nëse zgjedhim gjethet më të vogla, ne mund t’i hamë gjithashtu të papërpunuara, përndryshe ato janë të shkëlqyera thjesht të gatuara në ujë të valuar ose në byrekë dhe supëra të ndryshme.
Rrushi - Është mbretëresha e tryezës së fundvitit dhe fillimit të vjeshtës. Efekti i tij detox është i njohur mirë. Është i pasur me antioksidantë, të dobishëm për të luftuar plakjen e indeve, dhe polifenole, të cilat promovojnë qarkullimin. Para se ta vendosni në tryezë është thelbësore ta lani me kujdes maksimal, duke e njomur në një tas me ujë, të cilit i kemi shkrirë një lugë sodë buke.
Xhenxhefili - Një pjesë e kësaj rrënje, e grirë, mund të merret vetëm nëse duam shijen e tij “pikante”, ose të përzier me sallatë, apo të përdoret për një zierje ose infusion. Është një mënyrë e shkëlqyeshme për të forcuar mbrojtjen imune të organizmit dhe parandalon ftohjet dhe dhimbjen e fytit.

Frutat e thata - Disa bajame ose arra për t’u përdorur si rostiçeri ose për t’ia shtuar mëngjesit janë një mënyrë e mirë për të luftuar “vrimën e stomakut” dhe në të njëjtën kohë mbusheni me minerale të çmuara dhe acide të yndyrave të dobishme. Frutat e thata ndihmojnë sistemin kardiovaskular, sistemin imunitar dhe janë të mira për lëkurën.
Agrumet dhe kivi - Lëngu i portokallit në mëngjes është i shkëlqyeshëm, pasi na siguron një furnizim të mirë të vitaminave, mineraleve dhe vitaminës C. Kjo e fundit është e pranishme në përqindje edhe më të madhe te kivi, i cili gjithashtu ka meritën të ndihmojë zorrët, veçanërisht nëse këtë sezon kemi probleme.
Mollët dhe dardhat - Ato janë frutat tipike të vjeshtës, të shijshme dhe të shkëlqyera për shëndetin. Ato përmbajnë një pjesë të reduktuar të kalorive dhe kanë një fuqi të mirë ngopëse: prandaj janë të shkëlqyera për një meze të lehtë që prish urinë dhe nuk ndikojnë në peshën trupore. Dhe, nëse kemi nevojë për pak ëmbëlsi, mund t'i shtojmë ato edhe në torta të ndryshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë