Hekuran Marku, mosha 47-vjeç përfundoi në paraburgim pa kaluar shumë orë, pasi të huajt ja dorëzuan drejtësisë shqiptare.
I kërkuar që prej operacionit "Shpirti" dhe bazuar në dëshmitë e të penduarve të drejtësisë emri i ish-trurojës doli në skenë gjatë 2021. Së bashku me bodyguardin tjetër Agustin Deda, për të cilin procedurat e ekstradimit nuk janë mbyllur akoma.
Por për çfarë akuzohet konkretisht Hekuran Marku?
Në dosjen e italianëve emri i Markut përmendet nga i penduari i drejtësisë italiane Fiqiret Seferi dhe Ferhat Hajdini. Sipas materialeve që disponon Gazetasi.al thuhet se ky dëshmitar pranon që së bashku me të pednuarin tjetër Ferat Ajdini ( që të dy nën gjykim në mungesë në Shqipëri) shkuan me personin që përmendet si Pingio dhe Hekuranin në platancionet që gjendeshin në Memaliaj. Këto platancione ishin të ish-truprojës së ish-ministrit Saimir Tahiri. Së bashku me kolegun e tij, ndihmuan madje në ngarkimin e hashashit që u përcoll drejt Italisë. Ata përshkruan rrugën e pa asfaltuar dhe dhe dolën në drejtim të Vajsarit.
Çfarë thuhet në dëshmi?
Sipas dëshmive të dhëna prej tyre dhe të administruara nga italianët përgjatë datave 17 tetor deri në 12 qershor 2020, ata kishin trafikuar drogë gjatë kohës kur ministër ishte Tahiri dhe dy trurojat ishin shoqëruesit e tij .
“Bashkë me Pingion dhe Hekuranin, kemi shkuar në Memaliaj, ku kishin kultivuar drogën në plantacionet që ishte e shpërndarë në dy tre parcela në mes të pyllit.Jam në gjendje ta gjej atë vend. Ne i kemi parë bimët nga larg duke na i treguar ata tre kilometra larg. Kemi hyrë në një magazinë ku ishin 20-30 punëtorë që po pastronin gjethet e marijuanës që ndodheshin në thas të mëdhenj. Nuk ishte Agustini në atë rast, Pingio ishte specialist i kultivimit dhe i rritjes, si na tha ai. Platancioni ishte i Hekuranit dhe Pingo, komandonte punëtorët që merrnin 10 deri në 15 euro në ditë", thuhet në deklaratat e dëshmitarve.
Njëri nga dy dëshmitarët e drejtësisë, rrëfimet e të cilëve më herët janë publikuar eksklusivisht nga Gazetasi.al, shton se udhëtuan bashkë me truprojën e ish-ministrit duke e sjellë drogën nga Memaliaj në Shkumbin
“Kur jemi kthyer kemi parë policinë dhe i thashë Pingios, "Policia". Pingio ka marrë në telefon Hekuranin dhe Agustinin duke i thënë që kishim parë policinë lokale,ndërkohë që ishim me dy sasi marijuane" thuhet më tej në deklaratë.
Dëshmitari kujton se gjatë këtij shqetësimi Pingio u kishte thënë të prisnin truprojat, pasi po shqoëronin ministrin dhe sapo të përfundonin shërbimin do mbërrinin.
"Ndërkohë ata kanë marrë Pingion dhe i kanë thënë që të rrinim të qetë sepse nuk kishte asnjë sinjalizim për transportin tonë.Rreth gjysmës së natës kanë ardhur Agustini dhe Hekurani, kemi ngarkuar drogën dhe kemi shkuar në VilëBashtova.Ishte 20 dhjetor", thuhet në deklaratë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.