Media Galeri

Truproja e Dua Lipës i rrëzon telefonin nga dora fanses, video bëhet virale

Dua Lipa dhe i dashuri i saj Callum Turner ndodhen në Paris këtë jave. Pasi zbritën nga një makinë dhe filluan të ecnin në këmbë, u përballën me një fanse, e cila e emocionuar nxori telefonin dhe filloi të bënte foto me çiftin. Pas këtij momenti reagoi edhe truproja, duke ulur dorën e vajzës, ku për pasojë asaj i ra telefoni në tokë.

Ndërkohë, në mediat ndërkombëtare është bërë viral momenti pas incidentit dhe reagimi i Dua Lipës.

Dua u tregua e ftohtë ndaj fanses, ajo nuk ndaloi kur vajza tentoi të bënte fotografi me të dhe pas incidentit, kapi për dore partnerin dhe vazhdoi rrugën sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Ndjekësit janë ndarë në dy krahë, me disa që thonë se truproja po bënte punën e tij e me të tjerë që e shohin si një veprim të dhunshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë