Media Galeri

‘Trupat në hapësirat urbane’, performanca të veçanta në Tiranë

Në kuadër të javës kulturore austriake në Tiranë është realizuar performanca me famë botërore “Trupat në hapësirat urbane” të koreografit të njohur austriak Willi Dorner!
Kjo performancë e jashtëzakonshme ka zbukuruar rrugët e mbi 115 qyteteve në mbarë botën, nga Nju Jorku në Moskë, nga Vjena në Sidnei, dhe tanimë edhe Tirana është pjesë e kësaj harte globale të qyteteve mahnitëse.

Në këtë perfomancë ku grupe të rinjsh kanë krijuar skena me trupat e tyre në rrugë, nëpër pallate, madje edhe nëpër pemë janë bërë bashkë arti i lëvizjes, arkitektura dhe hapësirat urbane.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë