Bota

Trump telefonon Putinin për Ukrainën: Menjëherë negociata për ndalimin e luftës

Gazeta Si – Presidenti amerikan Donald Trump ka zhvilluar këtë të mërkurë një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin, e cila ka zgjatur rreth një orë e gjysmë.

Sipas Kremlinit, të dy liderët kanë rënë dakord që të fillojnë menjëherë negociatat për situatën në Ukrainë.

Po ashtu, Trump, në një postim në platformën e tij “Truth”, ka deklaruar “sapo pata një telefonatë të gjatë dhe shumë produktive me presidentin rus Vladimir Putin. Diskutuam për Ukrainën, Lindjen e Mesme, energjinë, inteligjencën artificiale, fuqinë e dollarit dhe shumë tema të tjera”.

Sipas Kremlinit, të dy liderët kanë rënë dakord që të fillojnë menjëherë negociatat për situatën në Ukrainë.

Trump tha se do të kontaktojë menjëherë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për ta informuar mbi bisedën. Ai ka caktuar Sekretarin e Shtetit Marco Rubio, Drejtorin e CIA-s John Ratcliffe, Këshilltarin për Sigurinë Kombëtare Michael Waltz dhe ambasadorin Steve Witkoff, si përfaqësuesit amerikanë në këto negociata.

Ndërkohë, sipas zëdhënësit të Kremlinit Dmitry Peskov, Putin ka ftuar Trumpin për një vizitë në Moskë.

Donald Trump dhe Vladimir Putin, në bisedën e tyre të sotme, ranë dakord të “punojnë së bashku, ngushtë, duke përfshirë edhe vizitën respective në vendet e njëri-tjetrit”. Trump e raporton këtë në “Truth Social”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë