Politike

Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-së në Shqipëri

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka propozuar që Eric Wendt të jetë ambasadori amerikan në Shqipëri. Lajmi është publikuar nga faqja zyrtare e Shtëpisë së Bardhë, lidhur me nominimet dhe tërheqjet e deleguara në Senat.

“Eric Wendt, nga Kalifornia, të jetë Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Shqipërisë“, shkruhet në njoftimin për media nga Shtëpia e Bardhë.

Ai është një nga figurat e spikatura të ushtrisë amerikane, me një karrierë mbi tre dekada në shërbim aktiv. Ai përfundoi detyrën e tij të fundit si komandanti i pestë i Shtabit të Operacioneve Speciale të NATO-s, nga i cili u largua më 29 janar 2021.

Nëse kalon votimin në senat, Eric Wendt do të jetë pasardhësi i ambasadores Yuri Kim, e cila u largua nga Shqipëria në vitin 2023.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë